Vllaznia do të presë Partizanin në “Loro Boriçi” për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 30-të të kampionatit shqiptarë.
Një takim shumë i rëndësishëm për shkodranët e Elvis Plorit, të cilët do të përballen me një rival direkt për një vend në europë.
Për këtë duel tekniku i kuqebluve nuk do të ketë të gatshëm Da Silvën i cili vazhdon te këtë probleme nga dëmtimi që mori në sfidën ndaj Demave në Kupën e Shqipërisë.
Por Plori buzëqesh sërish pasi Hoxhaj dhe Aralica priten të jenë të gatshëm për takimin me të kuqtë që do të luhet të shtunën ora 16:45. /f.a/abcnews.al