Manchester City do të përballet me Liverpool ditën e diel në “Etihad” në një sfidë e cila pritet të jetë e luftuar deri në fund, për shkak se dy skuadrat i ndan vetëm 1 pikë në tabelën e klasifikimit, me “Qytetarët” që kryesojnë, ndërsa “The Reds” i ndjekin nga pas.
Kjo ndeshje me shumë gjasa vendos edhe fatet e titullit në Premier League, por nuk është i këtij mendimi lojtari i citizenëve, Foden, i cili shprehet se ndeshja me Liverpool nuk është vendimtare për titullin.
“Është një ndeshje e madhe, ndeshje që të gjithë futbollistët duan ta luajnë. Nuk besoj se do të jetë vendimtare. Çfarë do që të ndodhë të dielën, besoj se ka ende shumë për të luajtur”, përfundoi lojtari anglez. /f.a/abcnews.al