Përballja me futbollin anglez, Werner: Nuk kisha parë mbrojtës aq të mëdhenj

schedule14:33 - 15 Shtator, 2020

schedule 14:33 - 15 Shtator, 2020

Mbrëmjen e djeshme ishte radha e Chelsea për të zbritur për herë të parë në fushë për këtë sezon. Të besuarit e Frank Lampard e filluan me këmbën e mbarë kampionatin. Blutë e Londrës arritën të dilnin me tre pikë nga transferta e Brighton Albion, pasi fituan me rezultatin 1-3.

Në fushë për Chelsea ishin vetëm dy nga blerjet e shumta që ata kanë bërë këtë merkato, teksa debutuan Timo Werner dhe Kai Havertz. Nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për sulmuesin gjerman, edhe pse ishte ai që arriti ta fitojë penalltinë në pjesën e parë.

“Unë kurrë nuk kisha luajtur kundër tre mbrojtësve si ato të Brightonit. Ata ishin të mëdhenj, të gjatë pak a shumë si mur,” ishin fjalët e Werner pas takimit. Ky ishte reagimi i tij për ndeshjen e parë në Premier League. Tifozët e Chelsea shpresojnë që ai dhe blerjet e tjera të përshtaten sa më shpejt me futbollin anglez. /abcnews.al