Përballja Harris dhe Trump/ Leonard Seferi: Interesi për presidencialet në SHBA, shumë i lartë!

schedule13:48 - 28 Tetor, 2024

schedule 13:48 - 28 Tetor, 2024

Leonard Seferi gazetar dhe njohës i çështjeve ndërkombëtare në “News Line” në ABC News komentoi përballjet mes Harris dhe Trump në zgjedhjet presidenciale.

Ai theksoi se rikandidimi i ish-Presidentit Donald Trump do t’i bëjë zgjedhjet në SHBA edhe më interesante, duke shtuar se gjatë fushatës, retorika e tij ka qenë më e ashpër se sa ajo e përdorur nga Kamala Harris.

“Kanë interes të lartë për disa arsye të cilat lidhen me rikandidimin e ish-presidentit Trump. Kujtojmë tërheqjen e Presidentit Biden, sulmin ndaj Donald Trump, dhe dalja e Kamala Harris. Pra janë shumë risi”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, Seferi nënvizoi se SHBA ndër i vite i ka dhënë edhe rëndësi emigrimit. “Problemet reale që njerëzve u interesojnë janë ato që lidhen me ekonominë dhe mirëqenien e individëve”, tha ai.

Ndërsa komentoi situatën në Lindjen e Mesme ai u shpreh se konflikti duhet të gjejë rrugën drejt zgjidhjes. SHBA është shtet institucional shumë i fortë dhe mund të ndikojnë presidentët për mënyrën e orientimit të politikave.

“Cilido që të fitojë pas zgjedhjeve do të ketë një vëmendje edhe më të madhe në vendet që janë të përfshira në konflikt”, u shpreh ndër të tjera ai.