Egnatia vjen si favorite përballë Kastriotit, në sfidën që do të luhet në “Arena Egnatia”, duke nisur që nga ora 15:00, me rrogozhinasit që kanë 2 pikë më shumë në renditje se kundërshtari i tyre ditën e sotme.
Edhe për këtë duel Çela dhe Tetova kanë skicuar formacionet me të cilat do të luajnë ndeshjen e javës së 6-të të kampionatit.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj; Hamzat, Agbekpornu, Fernando, Zejnullai; Musta, Delarzh. Trajner: Edlir Tetova.
Kastrioti: Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Greca, Morberk, Zogaj. Trajner: Emiljano Çela. /f.a/abcnews.al