Italia pret në “San Siro” Anglinë në një duel mjaft interesant mes dy prej skuadrave të mëdha. Të dy skuadrat kanë si rrugë të vetme fitoren për të shpresuar te vendi i parë në grupin e 3 të Ligës A.
Sfida e parë e tyre në Nations League përfundoi në barazim, ndërsa “axurrët” mburren me triumfin e fundit në Evropian, ku Italia fitoi përball Anglisë me penallti.
Ky takim zhvillohet në ora 20:45 dhe këto pritet të jenë formacionet:
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Bonuçi, Emerson; Barella, Tonali, Jorginho; Gnonto, Immobile, Grifo.
Anglia: Ramsdale; James, Tomori, Maguire; Trippier, Rice, Bellingham, Chilëell; Sterling, Kane, Foden. /f.a/abcnews.al