Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U21-Shqipëri U21, me fushë e blertë që u mbulua nga uji dhe kur nuk kishte kaluar gjysmë ore lojë, zyrtarët vendonsën që ta ndërpresin përfundimisht takimin, i cili në ato momente ishte në shifrat 0-0.
Pas 30 minutash ndërprerje arbitri u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit, por topi nuk lëvizte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s, vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit dhe tashmë UEFA ka caktuar se kur do të zhvillohet sfida.
Dueli mes Malit të Zi dhe Shqipërisë do të vazhdojë nga minuta e 27’-të, në qershor të vitit të ardhshëm sipas axhendës së FIFA-s në atë periudhë e për momentin dihet vetëm fakti se ndeshja e ndërprerë do të rifillojë në qershor të 2024-ës, por pa bërë të ditur datën dhe orën. /i.m /abcnews.al