Përballja e Aurorës në dy sfida shkakton debate, pse u revoltuan fëmijët në “T’ka mami yll”

schedule18:55 - 20 Tetor, 2021

schedule 18:55 - 20 Tetor, 2021

Kjo e mërkurë, në dance reality show “T’ka mami yll”, i është dedikuar fëmijëve që po punojnë me trainere Dorin. Ata kanë nisur provat, duke mos munguar as komentet mes njëri-tjetrit.

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, ka qenë pikërisht Aurora, e cila do të përballet në dy sfida. Kjo gjë ka shkaktuar edhe shumë debat mes konkurrentëve, ku disa prej tyre e kanë cilësuar si një avantazh, pasi mund të marrë pikë dy herë dhe jo të gjithë e kanë këtë mundësi.

Si pasojë, ka pasur edhe fëmijë që kanë dashur të jenë në vendin e Aurorës dhe janë revoltuar. Ndërsa disa të tjerë e kanë konsideruar si lodhje, pasi do të harxhojë shumë energji. Megjithatë, Aurora ka vendosur t’ja dalë duke mos u dorëzuar deri në fund.

/abcnews.al