Partizani do të përballet me Teutën në sfidën e javës së 19-të të Abissnet Superiore. Një sfidë shumë e rëndësishme kjo për demat të cilët do kërkojnë fitoren për të bërë dhe kthesën.
Humbja 1-0 në transfertën e Laçit, ka rikthyer skuadrën me “këmbë në tokë”. Disfavor kanë qenë dëmtimet e të kuqve që në një mënyrë kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës.
Në sfidën e fundit kanë munguar katër titullarë, duke bërë që pesha e tyre në ekip të ndihet.
Belica, Junior, Kallaku dhe Rrapaj vuanin probleme fizike, teksa në stërvitjen e fundit nuk ishin as Bitri e Teqja. /f.a/abcnews.al