Laçi dhe Vllaznia do të përballen mes tyre në finalen e Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.
Një sfidë interesante mes dy ekipeve të cilat do të kërkojnë të fitojnë edhe trofeun e Kupës, teksa shkodranët e Mirel Josës kanë edhe një objektiv tjetër që të fitojnë këtë finale, pasi kërkojnë Europën, pasi nëpërmjet kampionatit u renditën të 5-të.
Për të motivuar lojtarët për këtë duel kanë menduar drejtuesit që të shpërndajnë premio të majme për të gjithë stafin.
Sipas “Panorama Sport” raportohet se 100 milionë lekë do të shpërndahen për ta në rast se ia dalin ta mundin Laçin në finale dhe të ngrejnë trofeun. /f.a/abcnews.al

