“Gjykoj se është një test që e kam kaluar”. Kështu iu përgjigj pyetjes anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi, kandidatja për kryeprokurore Fatjona Memçaj, në lidhje me a qëndrueshmërinë përballë presionti të politikës.
Sipas saj çështja e mosinfluencës ka të bëjë me mosqëndrimin korrekt në detyrë dhe ky test tha memçaj u kalua me vettingun, ku ajo u testua me të njëjtat standarde si të Gjykatës Kushtetuese.
“Influenca brenda dhe jashtë institucioni paçka se pavarësia na është njohur me ligj, unë e gjykoj se çështja e mosinfluencës ka të bëjë me mosqëndrimin korrekt në detyrë. Gjykoj se është një test që e kam kaluar mos ma merrni për mungesë modestie.
Nëse do kisha përballë influencat politike nuk besoj se do kisha kaluar nga vetingu, nëse do i kisha kryer këto, që u testova me të nëjtat standarde si të gjykatës kushtetuese besoj se është një test që e kam kaluar. Nuk kam pas asnjë lloj kontestimi apo pyetje gjatë karrierës dhe nëse do ecja në karrierë falë influencës politike nuk do kisha kaluar nga Vettingu”. /abcnews.al