Perandoria e frikës

schedule12:02 - 16 Mars, 2021

schedule 12:02 - 16 Mars, 2021

Nga Matthew Chance, Zahra Ullah and Anna Chernova, CNN

Në portat e ndryshkura të një Kolonie Penale Nr. 2, oficerët e burgut të lodhur largojnë vizitorët e padëshiruar.

Një qen i egër me një zinxhir të shkurtër leh duke paralajmëruar se po ndodh diçka ndërsa rojet kontrollojnë pasaportat  para se të largojnë personat e padëshiruar nga vendi më  famëkeq ku udhëheqësi kryesor i opozitës ruse, Alexey Navalny, do të qëndrojë për dy vite  e gjysmë aty.

Ambienti brenda është i fshehur, duke të privuar edhe nga pamja jashtë. Gardhe të larta prej metali dhe tela me gjemba rrethojnë këtë vend të rrënuar, i cili ndodhet dy orë me makinë nga kryeqyteti, Moska.

 

Por Navalny dha përshtypjet e tij të para, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram .

“Nuk kisha asnjë ide se si mund të dukej një kamp përqendrimi 100 km larg nga  Moska,” tha Navalny.

“Ka kamera kudo, çdo shkelje apo veprim i vogël raportohet menjëherë. Personi që ka ideuar këtë vend me siguri ka lexuar Orwell të 1984 duke iu referuar romanit klasik distopian.

Jeta brenda burgut, në qytetin e Pokrov, mund të bëhet akoma më stresuese dhe ndoshta e rrezikshme sipas një ish-të burgosuri. Konstantin Kotov vuajti në këtë kamp përqendrimi dy dënime të mjerueshme – e para për katër muaj, e dyta për gjashtë muaj për shkeljen e ligjeve ruse të anti-protestave.

Ai u la i lirë në dhjetor dhe ishte i shqetësuar nëse do të rikthehej përsëri atje por pranoi të udhëtojë me  stafin e CNN për të shpjeguar se si funksionon kolonia penale.

“Që në minutat e para që zhvendoseni këtu, ju keni presion mendor dhe moral,”  tha ai për CNN.

“Ju jeni të detyruar të bëni gjëra që nuk do të bënit kurrë në jetën normale. E keni të ndaluar të flisni me të dënuar të tjerë. Ata ju detyrojnë të mësoni listën e emrave të punonjësve. Ju jeni në këmbë gjatë gjithë ditës, nga ora 6 e mëngjesit deri në 10:00  dhe nuk ju lejohet të uleni.

Ata nuk ju lejojnë të lexoni dhe madje as të shkruani asnjë letër. Mund të zgjasë dy javë, mund të zgjasë tre javë “.

Navalny u dënua me 2 shkurt nga një gjykatë në Moskë, raporton abcnews.al

 

Ai u arrestua kur u kthye në Moskë nga Gjermania pasi u shërua nga helmimi me një agjent nervor.

Navalny fajëson shërbimet e sigurisë ruse për helmimin e tij me Novichok. SHBA dhe Bashkimi Europian  mbështesin  supozimin e Navalvy-t dhe kanë sanksionuar zyrtarët rusë për përfshirjen e tyre.

Autoritetet ruse fillimisht kanë nguruar saktësisht  të tregonin se ku ndodhej Navalny, duke refuzuar t’u tregonin madje edhe avokatëve të Navalny apo edhe anëtarëve të familjes se ku ai ndodhej.

Kotov, ish i burgosuri, tha se të burgosurit flinin në shtretër të hekurt në kazerma. Rreth 50 deri 60 burra flinin në dhomën e tij, tha ai, secili prej tyre kishte vetëm një hapësirë të vogël hapësire për të jetuar.

“Të burgosurit duhet të ngrihen në orën 6 të mëngjesit , të dalin në oborr dhe të dëgjojnë himnin kombëtar të Rusisë”, tha ai.

“Ju nuk mund të shkruani, nuk mund të lexoni. Për shembull, unë kam parë pothuajse gjithë  ditën, kanale federale Ruse. Kjo është torturë”.

 

Ai e ka cilësuar”aktiviteti ditor i pakuptimtë”.

“Një herë më kanë ndëshkuar sepse nuk përshëndeta një punonjës,” tha Kotov.

Çdo i burgosur që kryen një shkelje sado të vogël, dërgohet në izolim, tha Kotov, mbase për muaj me radhë. Rendi mbahet si nga rojet e burgut ashtu edhe nga të burgosurit e njohur si “spiun” të cilët bashkëpunojnë me administratën e burgut.

“Ata janë spiunë që ndjekin çdo hap tonin dhe i raportojnë ato në administratë,” tha Kotov.

Alexander Kalashnikov i shërbimit ndëshkimor federal rus (FSIN) tha se Navalny po trajtohet si çdo i burgosur tjetër.

“Gjithçka është brenda kornizës së ligjit dhe legjislacionit aktual,” u tha ai gazetarëve në fund të shkurtit.

‘Perandoria e frikës’

Dhuna mund të jetë e zakonshme në burgjet ruse. Një video e publikuar  nga gazeta ruse investigative Novaya tregon se si të burgosurit rrihen nga rojet në një koloni penale në Yaroslavl, rajoni pranë vendit ku po mbahet Navalny.

Kotov ka deklaruar së ka parë raste kur të burgosurit rriheshin, duke i goditur me mjetë të rënda.

 

Navalny në postimin e tij në Instagram tha se ai ende nuk konstatuar ndonjë rast dhune por sigurisht që i beson  brutalitetit për shkak të frikës që ai ka parë midis të burgosurve të tjerë.

Ai tha se zgjohej çdo orë nga një roje, duke i vendosur një dritë të madhe në fytyrën e tij.

Kotov tha se ai kishte  më tepër frikë për gjendjen mendore të Navalny sesa shëndetin e tij fizik, duke thënë se ai beson se për shkak të profilit të lartë të Navalny, zyrtarët nuk do të dëshironin që ai të dëmtohej fizikisht.

“Ata duan ta privojnë nga e vërteta,”  tha Kotov për CNN. “Ky është qëllimi i tyre.”

Eksperti për të drejtat e të burgosurve Pyotr Kuryano tha se situata ishte “shumë e rrezikshme” në kampin e burgut, të cilin ai e quajti një “perandori frike”.

 

“Është e  vështirë të qëndrosh atje dhe të ruash qetësinë dhe të mos reagosh ndaj provokimeve,”  tha ai për CNN. “Është  jashtëzakonisht e vështirë nga ana psikologjike.

Shkelja më e vogël e mundshme … mund ta sjellë për një të dënuar një dëm të madh fizik.”

Brenda kampit, të burgosurit mund të detyrohen të pastrojnë dyshemetë me furça dhëmbësh dhe detyra të tjera poshtëruese dhe të pakuptimta të krijuara për të poshtëruar dikë, tha Kuryanov. s.ba/abcnews.al