“Për vete”, Iva Tiço: Për të gjitha ju që ia dilni vetë në jetë

schedule22:51 - 19 Nëntor, 2019

schedule 22:51 - 19 Nëntor, 2019

Gazetarja, Iva Tiço e ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ka folur rreth librit të saj të titulluar “Për vete”, e cila tregon rrëfime që çdo vajzë single mund të shkruante. Iva ka pohuar se ky libër mban histori personale të saj.

Të jesh single për Ivën të jep mundësinë që lumturitë e vogla të jetës së përditshme t’i shijosh rregullisht.

Nuk kam pasur tendencën për të vënë në dukje diferencimet nëse është më mirë single apo e martuar, e rëndësishmë është të kemi dashuri, thekson Tico.

“E rëndësishme është të kesh dashuri, nuk duhet të kemi frikë se mund të mbetemi vetëm, ne nuk duhet të mbetemi bosh në kuptimin e ndjenjave”, shprehet Tico.

“Unë nuk jam vetëm, nuk kam qënë asnjëherë vetëm, tani ka një ndryshim shumë të madh midis beqareve që kanë qënë para viteve 90’ që quheshe e mbetur. Ky është një himn për t’ja dalë me forcat e tua, të të mbajnë këmbët e tua”, shprehet gazetarja.

Në dukje si një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë, të martuara apo jo, ky libër të bën të reflektosh, ta duash jetën dhe ta jetosh atë me dashuri për veten.

“Vetëm, e martuar, e ndarë, çfarëdo gjëje, bëjë për vete, jo për komshijtë, prindërit, të afërmit”, shprehet Iva.

E pyetur nëse Mund të ndodhë që Iva Tico të martohet, sigurisht që do martohem, por mund edhe të mos martohem, shprehet gazetarja.

Ky libër është për të gjitha vajzat që nuk kanë nevojë për etiketa shprehet Iva.

“Për vete, rrëfimet që mund t’i shkruante çdo vajzë single në qytet. Është për të gjitha vajzat që i duan e i mbështesin vajzat e tjera. Për të gjitha vajzat që nuk kanë nevojë për etiketat, “single”, “të martuara”, “të ndara”, “në lidhje të komplikuara” për të përcaktuar se çfarë janë në jetë.

Shoqëria të sulmon gjithmonë të gjërat personale, je e martuar apo jo, të sulmojnë të të qënit nënë, por të sulmojnë edhe të mosha. Nuk do të doja më të përjetoja ankthet e një 20-vjeçareje, tha ndër të tjera Iva. Ajo thekson se libri është nisur për qef për veten, por gjatë rrugës doli si një kauzë . Është pritur si një libër emancipues, theksoj se i përshtatet shumë edhe grave të martuara.

Ndalur tek barazia gjinore gazetarja shprehet se problem për këtë është ekonomia dhe shprehet  se nuk duhet të kemi varësi nga asnjë burrë, përveçse nga babai.

“Për vete” është për të gjitha j’u që ia dilni vetë në jetë”, tha ndër të tjera Iva Tico./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!