“Doja t’u bija në sy vajzave”, flasin dy kampionët e bodybuilding: Pas ndeshjes, shkova direkt në pastiçeri

schedule08:27 - 12 Tetor, 2022

schedule 08:27 - 12 Tetor, 2022

Arbër Xhemali, kampion në bodybuilding dhe Burim Vatovci, kampion në kategorinë “Persona me aftësi të kufizuara” dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfyen eksperiencën në këtë sport. Ndryshe nga çdo sport tjetër, bodybuilding kërkon ndjekjen e rregullave strikte në dietë.

Arbri tregoi se para garës së fundit që ka mbajtur iu desh të hante vetëm peshk të zier për tre muaj dhe se ëmbëlsirat i kishte të ndaluara. Kampioni pohoi se pasi fitoi ndeshjen ka shkuar direkt në pastiçeri. “Po, është e vërtetë sepse trupi shkon me zero yndyrë”, u shpreh ai.

“Sapo zbrit nga skena, gjëja e parë që mendon është yndyra dhe ëmbëlsirat”, shtoi Arbëri kur u pyet nga gazetarja Romina Braho nëse ka kërkuar të hajë ëmbëlsira pas ndeshjes. Ndërkohë, Burimi, gjatë lidhjes me Skype, theksoi se si u përfshi në këtë sport për t’u bërë më pas një kampion.

“Kur u organizuan disa gara mora një vendim që të marr pjesë. Disa shokë dhe sportistë më treguan se duhej të hyja këtu dhe më thanë se është më zor se në peshëngritje. Në bodybuilding duhet të heqësh yndyrën dhe të gjitha gjërat. Për 6 javë jam përgatitur dhe kam dalë në gara.

Më pas shkova në Shkup ku u shpalla kampion në aftësi të ndryshme”, shtoi ai. “Ne si fillim mendojmë ta nisim fitness-in për vajza dhe jo se do të dalim në gara”, shtoi me shaka Burimi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!