Tirana do të luajë ndaj Laçit ndeshjen më të rëndësishme të kësaj faze, një përballje kjo që mund të rrëzojë bardheblutë e Orges Shehit nga vendi i parë.
Laçi i vendit të dytë është vetëm 3 pikë larg skuadrës kryeqytetase, me të cilët ditën e shtunë do të përballen së bashku në “Air Albania” ora 16:45.
Duke parë edhe rëndësinë e kësaj ndeshje, tifozët e bardhebluve kanë menduar t’i japin zemër skuadrës përpara një sfide të tillë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi më i madh i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ku kanë theksuar se do jenë në stadium nga ku do mbështesin edhe skuadrën e tyre deri në frymën e fundit.
“Të shtunën në 16:45 luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, kundër laçit në “Air Albania”. Biletat kanë dalë në shitje te biletaria e stadiumit “Selman Stermasi” e shiten aty prej orës 10:00 deri ne 19:00. Shkojmë, bashkë për të mbështetur ekipin 90 minuta drejt fitores e 3 pikëshit të rradhës. Me ty deri në frymën e fundit, për Tironën”, shkruhet në reagim.
/f.a/abcnews.al