Për t’i uruar ditëlindjen personit të afërt, Kida zbuloi pak nga fëmijëria e saj

schedule15:52 - 10 Prill, 2021

schedule 15:52 - 10 Prill, 2021

Kida është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Megjithëse prej vitesh tashmë është pjesë e tregut muzikor, emri i saj lidhet vetëm me sukseset dhe pa skandale. E gjitha kjo falë qëndrimit diskret që ka mbajtur për jetën e saj personale.

Së fundmi, ylli i hitit “Drunk” ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj duke uruar një person të afërt të saj. Në foton e publikuar, Kida shihet në moshë fare të vogël, me flokë të shkurtra ndërsa mban veshur një triko të kuqe. “Gëzuar ditëlindjen vëllai im më i mirë. Të dua përgjithmonë”, shkruan ajo.

 

Kujtojmë që Kida po punon për të sjellë projektin më të ri që do t’i hapë dyert drejt suksesit ndërkombëtar. Duetin me reperin gjerman, Samra, Kida e paralajmëroi para disa javësh. Tashmë, ata ndodhen në Dubai për xhirimet e klipit dhe pritet të publikohet së shpejti. /abcnews.al