Për të dytën ditë radhazi, Izraeli urdhëron më shumë evakuime në Gaza

schedule10:13 - 16 Gusht, 2024

schedule 10:13 - 16 Gusht, 2024

Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e më shumë lagjeve të Gazës, duke thënë se do të kryejë sulme kundër luftëtarëve që pretendon se janë të vendosur atje.

Në një postim në X, zëdhënësi i Izraelit në gjuhën arabe Avichay Adraee renditi gjashtë vendbanimet ku palestinezët duhet “të lëvizin menjëherë”. Disa prej tyre konsideroheshin më parë pjesë e “zonës humanitare” të Gazës.

Zonat e evakuuara janë në lindje të Deir el-Balah, Qarara, al-Mawasi, al-Jalaa, Hamad City dhe al-Nasr.

Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 40 mijë palestinezë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!