“Për të blerë tubin shita gomarin”, 30 familje në Rajcë pa ujë për vaditje

schedule15:41 - 13 Korrik, 2021

schedule 15:41 - 13 Korrik, 2021

“Shita gomarin për të blere tubin që lidha saraqineskën, ujin ma dha bashkia, por me pas tubin tim ma hoqën te fortët.” Kështu është shprehur Lefterie Allidri për mikrofonin e ABC, pas protestës për ujë.

Pjesa më e madhe e banorëve të fshatit Rajcës të Përrenjasit kanë protestuar pasi nuk kanë ujë për vaditje. Ata thonë se bashkia duhet të ndërhyjë për shkak se në këtë fshat kryhen lidhje të paligjshme, ndaj dhe ata nuk kanë ujë.

“Të marrë masa bashkia të vijnë të më zgjidhin punë,” shprehet një prej tyre.

“Kush na e hoqi ta zgjidhë bashkia. Se mos vritemi vëlla me vëlla,” shprehet një banore tjetër.

Ka dhe nga ata banorë që pretendojnë se personat që po jua marrin ujin për vaditje në mënyrë të paligjshme mbështeten nga punonjës të bashkisë.

ABC u interesua pranë Bashkisë së Përrenjasi dhe mësoi se shumë shpejt do të dërgojnë ekipe për verifikuar nëse në fshat janë bërë lidhje të paligjshme të ujit. Nëse kjo verifikohet do të ndërhyet që të gjithë banorët të përfitojnë ujë në mënyrë të barabartë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!