Për shkak të koronavirusit, Giorgio Armani mori vendimin e papritur

schedule08:23 - 24 Shkurt, 2020

schedule 08:23 - 24 Shkurt, 2020

Teksa kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, po mbante një konferencë për shpërthimin e koronavirusit me qendër zonat veriore të Italisë, Giorgio Armani mori vendimin në lidhje me shfaqjen e koleksionit për gra Vjeshtë-Dimër 2020-2021 shkruan Boston Herald

Shfaqjet e Armani-t janë përherë të mbushura plot me njerëz, të ftuar dhe adhurues të modës, por këtë kerë – si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit – shfaqja do të realizohet në një vend të zbrazët. “Shfaqja do të ndodhë, por në një vend bosh,” tha një përfaqësues i Armani-t.

Koleksioni u  prezantua live në Armani.com, në Instagram @giorgioarmani dhe në Facebook @GiorgioArmani.

Dje ishte dita e fundit e Javës së Modës në Milano, ndërsa sot kalendari do të shënojë Javën e Modës në Paris./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!