Për sa kohë do të kemi borde për çmimin e karburanteve dhe ushqimeve në Shqipëri? Përgjigjet Ibrahimaj

schedule12:42 - 14 Shtator, 2022

schedule 12:42 - 14 Shtator, 2022

Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve dhe Bordi për çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri për sa kohë që vendi ynë ndikohet nga  rritja e çmimeve në bursa për karburantet dhe ushqimet në mbarë botën.

Kjo ishte përgjigja e ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj kur u pyet nga gazetarët edhe për sa kohë do të funksionojnë këto dy borde në Shqipëri.

“Ky vendim nuk përkon me politikat tona afatgjata. Ne jemi qeveri që mbështete tregun e lirë. Megjithatë në kohë të jashtëzakonshme duhen marrë vendime të tilla. Nga analizat  që kemi bërë të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre mirë. Ne do të vazhdojmë të mbajmë bordet për sa kohë që do të jemi të ndikuar nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare të bursave për karburantet dhe çmimet ushqimore”, tha sot  ministrja pas  përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

/abcnews.al/