“Për reformën zgjedhore ka kohë, por jo vullnet”/ Kume: Zgjidhja, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

schedule13:33 - 22 Mars, 2024

schedule 13:33 - 22 Mars, 2024

Eksperti Kristaq Kume në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC News” foli për reformën Zgjedhore.

Gjatë kësaj interviste Kume sqaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë shumë të rëndësishme dhe se duhet të gjendjet një zgjidhje sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR.

“Do të vazhdojë puna në Kuvendin e Shqipërisë dhe fundi do të ketë rezultat ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ka shumë gjasa që të jemi në një zgjidhje të ndërmjetme, por ajo që duhet të diskutohet është se kjo rrugë apo ky detyrim që duhet të realizojë Kuvendi, duhet ta bëjë jo vetëm në shërbim të interesave politike, por edhe që të kemi nesër një legjislacion që të krijojë kushte më të mira se ky që kemi sot. Komisioni i Reformës Zgjedhore i ngritur gati dy vite me parë kishte luksin ta shpenzonte kohën si t’i donte qejfi. Por në momentin që u ndeshëm me atë situatë tek PD, u mor vesh që edhe Komisioni i Reformës zgjedhore nuk do të prodhonte asgjë. Pra dihej se çfarë do të ndodhte me këtë Komision, dhe prodhoi një rezultat që nuk do të jetë i mirë. Unë them që koha ka por ka munguar vullneti. Problematika që duhet të trajtohet është ajo me gjetjen e një zgjidhjeje legjislative, dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të pasqyruar në ndryshimet në kërkesat e zgjedhura. Nëse nuk bëhet ndryshimi në Kodin Zgjedhor, nuk mund të bëhen zgjedhje…Pra duhet bërë më shumë se sa kaq. Mund të them që kushtet për të pasur një proces zgjedhor krijon mundësi më të mira edhe për të zbatuar atë që kanë thënë, hapjen e listave”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!