“Për pak më preu damarin e qafës”: Flet infermierja e sulmuar nga pacienti shqiptar në Greqi

schedule14:56 - 31 Gusht, 2020

schedule 14:56 - 31 Gusht, 2020

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me sulmin me thikë ndaj infermieres në spitalin “Attica” të Athinës nga një i shtruar me origjinë shqiptare.

Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pas sulmit, 59-vjeçari shqiptar Petro Ccako u hodh nga kati i katërt i spitalit duke gjetur vdekjen, raporton abcnews.al.

Luftova për jetën time. Për pak ai më preu damarin e qafës“, mësohet t’i ketë thënë ajo kolegëve menjëherë pas sulmit sipas mediave greke.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë në spitalin e “Attica-s” në Greqi, e cila ka tronditur edhe stafin.

Bashkëshorti i infermierës, i cili është mjek në të njëjtin spital ndodhet në gjendje shoku, ndërsa policia është duke hetuar për shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!