Për një arsye të veçantë, Princ William zgjedh këtë vend special për të pushuar me familjen

schedule08:56 - 2 Gusht, 2020

schedule 08:56 - 2 Gusht, 2020

Princ William ka vendosur të kalojë disa ditë pushimesh në vendin e quajtur Scilly bashkë me partneren e tij dhe tre fëmijët e tyre, Princ George, Princeshën Charlotte dhe Princ Louis.

Burime pranë ‘People’ kanë treguar se duka i Cambridge ka zgjedhur këtë destinacion për të pushuar duke qenë se kur ka qenë i vogël e ka vizituar këtë vend me vëllain e tij, Princ Harry dhe mamanë e tyre, Princeshë Dianën.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se William dhe Kate janë duke shijuar vendin duke bërë xhiro me biçikletë në natyrë. Mesa duket këto pushime i kanë zgjuar Princ William shumë kujtime nga fëmijëria e tij pranë të vëllait dhe mamasë./abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!