Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë në tetor të vitit që lamë pas. Dyshja e pagëzoi vogëlushin me emrin e veçantë, Diell. Megjithëse e dha vetë lajmin e bukur se është shtatzënë, moderatorja u tregua shumë e rezervuar për të ndarë imazhe gjatë kësaj periudhe të ëmbël.
Dhe për këtë ka një arsye. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre i është drejtuar se i urren e shtatzanisë. Arbana thotë se mori këtë vendim për shkak se shumë femra kanë probleme dhe nuk dëshiron që të ndihen keq.
“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë.”, shkruan Arbana. /abcnews.al