Arkitektja Agisa Xhemalaj ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku ndau disa këshilla të rëndësishme përsa i përket arredimit të shtëpisë gjatë dimrit.
“Së pari janë ambientet e banimit dhe ngjyrat që përkojnë në dimër dhe që kanë qenë trend i këtij viti janë ata të tokës dhe të ngrohtat. Një element tjetër janë patjetër dhe perdet, të rënda dhe të trasha që sugjerohen për këtë periudhë. Gjithashtu janë dhe tapetet.
Në fakt janë disa llojesh si bambu, shaggi të cilat estetikisht janë shumë të këndshëm në pamje, e mbushin ambientin goxha por kanë dhe problemet e tjera si pastrimi, fëmijët e vegjël etj. Persianët janë një lloj tapeti që ka dalë sërish në modë me dizajno e ngjyra të tokës.
Duket sikur kanë ikur nga moda, por kanë dalë përsëri. Këtë vit ka qenë tendencë jo vetëm shtrimi i tapeteve por gjithashtu dhe vendosja në sipërfaqet e mureve. Një pjesë e banesave që kanë ndjekur trendin këtë vit, kanë bërë këtë zgjedhje.“, tha ndër të tjera ajo. /abcnews.al

