“Për ne është një finale”, Luis Enrique kërkon pikë në “Signal Iduna Park”: Zbresim në fushë për rezultat

schedule10:56 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 10:56 - 13 Dhjetor, 2023

Jo më kot u quajtën “grup i ferrit” të UEFA Champions League. Pavarësisht se jemi në xhiron e fundit, të fazës së grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, plot 3 skuadra, në grupin F të këtij kompeticioni, PSG, Milan e Neëcastle luftojnë për një vend, në fazën e 1/16-ve, të turneut, me të vetmin klub të kualifikuar deri më tani, që janë “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Këta të fundit do të presin mbrëmjen e kësaj të mërkure, në “Signal Iduna Park”, “gjigantët” francezë të PSG, me këtë të fundit, që kërkojnë të shmangin humbjen me çdo kusht për të vijuar “aventurën” e tyre, në elitën e futbollit evropian dhe një gjë të tillë e ka thënë edhe tekniku, Luis Enrique, i cili në konferencën për shtyp, të zhvilluar një ditë para ndeshjes, e konsideroi këtë përballje, si një finale.

“Po përballemi me një moment delikat, por nuk duhet të jetë alibi. Do të zbresim në fushë për rezultat. Për ne është si një finale. Ka intensitet në lojën e tyre dhe ky presion është diçka për të cilën duhet të jemi të përgatitur. Mjafton, mos akuzoni Donnarumma-n sepse sa herë ai gabon fillojnë polemikat.

Konkurrenca mund të jetë shumë e madhe, sepse ai i yni është një grup shumë i komplikuar dhe renditja tregon se jemi të gjithë shumë afër. Është e vërtetë që tani çdo lojë është vendimtare dhe ngjason si ato me eliminim direkt. Dy skuadra mund të kualifikohen në varësi të rezultateve, kështu që deri në minutën e fundit nuk e dimë çfarë do të ndodhë”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al