Për Morenën, Halloween ka ardhur 6 ditë para, këngëtarja transformohet si personazhi i njohur

schedule21:44 - 25 Tetor, 2021

schedule 21:44 - 25 Tetor, 2021

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka prezantuar kostumin që ka përzgjedhur për këtë vit për Halloween. Ajo ka publikuar në Instagram disa fotografi, në të cilat tregon se është transformuar në personazhin e Chun-Li.

Chun-Li është një personazh imagjinar në video-lojërat e Capcom Street Fighter. Ajo është e vetmja femër që është shfaqur në një lojë luftarake duke qenë pjesë e Street Fighter II: The World Warrior në 1991.

E veshur me kostumin e zi të kombinuar me të kuq, teksa mbante edhe një thikë te fytyra, Morena ka marrë shumë komente nga ndjekësit, që e kanë komlimentuar.

“Halloween”, ka shkruar ajo ku shfaqet nga oborri i shtëpisë së saj luksoze në Turqi./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)