Për Rafael Leaon merkatoja e verës do të jetë me e nxehtë se kurrë më parë. 22-vjeçari është një nga pikat kyçe të Milanit, ku paraqitjet me kuqezinjtë kanë rënë në syrin e skuadrave të mëdha europiane.
Forma e treguar këtë sezon nga portugezi ka bërë që PSG, Real Madrid por tashmë edhe Manchester City të kërkojnë trasnferimet e tij.
Sipas “FootMercato”, klubi anglez po shqyrton mundësinë e transferimit e sulmuesit, të cilin e shohin si zëvendësues të Raheem Sterlingut, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.
Ndërsa nga ana tjetër Leao me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, teksa do të jetë e vështirë që drejtuesit ta lënë të lirë “xhevahirin” e tyre. /f.a/abcnews.al