Ministrja për Marrëdhëniet dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, në replikën e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha i ka dedikuar atij një poezi të Luan Myftiut i titulluar “Monologu i Pendesës”.
Në fjalën e saj Spiropali duke iu drejtuar Berishës, tha se vetëm do të lexojë poezinë, pasi ajo i thotë të gjitha, dhe e përshkruan siç është në të vërtetë.
Spiropali: Luan Myftiu poezi Monologu i pendesës……
Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty
Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy
Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall
Ti na rrope, na dogje, në dhe po na kall
Je pa shpirt, e xhelat hipokrit e demon
Pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon
Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara
Ta lë fajin në derë, je pa cipë, maskara
Si makut, gangster e dinak, je një horr
Të grabit sy ndër sy, e pa turp të bën qorr
Për kolltukë e ofiq, del nga varri lugat
Që të jesh veç ti zot, s’le shenjtor pa mëkat
Sa të gjej midis jush, dallkaukë e hajdutë, puthadorë e spiunë, dhe ca laro harbutë
Do të rrijë në opozitë, orator, demokrat, dhe t’iu lërë mos më keq, të përçarë pa surrat
/Abcnews.al/