Për herë të parë, studiuesit përdorin wifi nën ujë

schedule09:38 - 16 Qershor, 2020

schedule 09:38 - 16 Qershor, 2020

Shkencëtarët kanë ndërtuar një sistem që vepron si një përforcues WiFi për zhytësit në det, duke i lejuar ata të ndajnë imazhe në kohë reale me kompjuterët në sipërfaqe. E quajtur “Aqu-fi”, teknologjia përdor valët e radios për të transmetuar të dhëna nga smartphonet e zhytësve në një Raspberry Pi të bashkangjitur me veshjet e tyre nënujore.

Të dhënat dërgohen duke përdorur rrezet LED, që mundësojnë dërgimin e të dhënave në kompjuterët në sipërfaqe përmes satelitit, duke i përthyer më pas të dhënat në imazhe dhe video. Studiuesit thonë se sistemi është i aftë të ‘ngarkojë dhe shkarkojë multimedia midis dy kompjuterëve të vendosur disa metra larg në ujë,’ me transferimin e të dhënave në 2.11 megabajt për sekondë.

 

Scientists have built a system that acts like a WiFi booster for deep-sea divers, allowing them to share real-time images and footage to computers on the surface

 

Basem Shihada me Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë King Abdullah, tha: “Ne kemi krijuar një mënyrë relativisht të lirë dhe fleksibël për të lidhur mjediset nënujore me internetin global. Shpresojmë të përmirësojmë cilësinë e lidhjes dhe gamën e transmetimit me komponentë elektronikë më të shpejtë.” / abcnews.al

 

Called 'Aqu-fi,' the technology uses radio waves to transmit data from the diver's smartphone to a Raspberry Pi attached to their underwater gear. LEDs, or laser beams, then sends the data to a computer on the surface that translates it into pictures or videos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!