Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Britania e Madhe do të dërgojë helikopterë në Ukrainë

schedule09:20 - 23 Nëntor, 2022

schedule 09:20 - 23 Nëntor, 2022

Në paketën e fundit të ndihmës ushtarake, Mbretëria e Bashkuar ka dërguar helikopterë Sea King në Ukrainë. Këta janë helikopterët e parë që do të dërgohen nga Britania e Madhe që nga fillimi i luftës, së bashku me një program trajnimi gjashtë-javor, skynews.

Duke njoftuar masën, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën ishte “e palëkundur”.

Ai ndodhet aktualisht në Norvegji, ku pritet të takohet me aleatët për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se do të dërgojë 10,000 fishekë.

/abcnews.al