Për herë të parë pasi u helmua me agjent nervor, “shfaqet” nga spitali Alexei Navalny

schedule15:47 - 15 Shtator, 2020

schedule 15:47 - 15 Shtator, 2020

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është “parë” për herë të parë pasi u helmua me Novichok.

Ditën e djeshme, spitali gjerman ku ai po kurohet njoftoi se Navalny ishte shkëputur nga aparaturat dhe se tashmë mund të merrte frymë vetë, shkruan abcnews.al

Ne mediat sociale janë postuar ditën e  sotme disa foto që tregojnë Navalny-n duke pozuar nga shtrati i spitalit bashkë me familjarë.

Në një postim në Instagram, Alexei duket teksa sheh nga kamera ndërsa pranë tij qëndrojnë bashkëshortja Yulia dhe dy fëmijët e tyre.

“Përshëndetje, jam Navalny. End e kam të vështirë që të bëj ndonjë gjë, por dje arrita që të merrja frymë vete gjatë gjithë ditës. Në fakt e bëra vetë, pa asnjë lloj ndihme. Më pëlqeu shumë. Është një proces mbresëlënës i nënvlerësuar nga shumë….,” shkroi lideri i opozitës ruse në postimin e tij të parë pas 26 ditëve.

Mjekët në spitalin Charite thonj se gjendja e tij shëndetësore vijon që të përmirësohet. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!