Për herë të parë pas 30 vitesh, Australia në recesion

schedule08:22 - 2 Shtator, 2020

schedule 08:22 - 2 Shtator, 2020

Australia është zyrtarisht në recesionin, për herë të parë pas  gati tre dekadash për shkak të Covid-19.

Në tre mujorin prill-qershor, numrat e PBB-së tregojnë se ekonomia shkoi prapa me 7 përqind, rënia më e madhe e regjistruar.

Sipas raportit kjo është rënia me e madhe që ka shënuar Australia që nga viti 1959 dhe vjen pas një rënie me 0.3% në tremujorin e parë.

Australia ishte e vetmja ekonomi e madhe që arriti të shmangte një recension gjatë krizës financiare globale të vitit 2008, kjo kryesisht për shkak të kërkesës nga Kina për burimet e saj natyrore. /abcnews.al