Për herë të parë pas 10 muajsh, Putin e quan konfliktin në Ukrainë “luftë”

schedule10:10 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 10:10 - 23 Dhjetor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin përdori të enjten termin “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë, hera e parë që ai e quan konfliktin në Ukrainë luftë pas muajsh të tërë që e ka cilësuar një “operacion ushtarak special”.

“Qëllimi ynë është t’i japim fund kësaj lufte,” u tha Putin gazetarëve në Moskë,

Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus miratoi një ligj që e quan krim shpërndarjen e informacioneve “të rremë” rreth pushtimit, duke u dënuar me 15 vite burg.

Ende nuk dihet nëse ka qenë një lapsus megjithatë presim komentet e Kremlinit në lidhje me deklaratën e Putinit. Mijëra janë vrarë, fshatra të tëra janë zhdukur dhe miliarda dollarë infrastrukturë janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit të Putinit në Ukrainë më 24 shkurt.

Komentet e Putinit të enjten erdhën  pas një udhëtimi historik të Volodymyr Zelensky në Uashington, ku presidenti ukrainas mbajti një fjalim emocionues në Kongres duke bërë thirrje për më shumë mbështetje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!