Për herë të parë në televizionet shqiptare, Dasara Karaiskaj zbulon emisionin e saj të ri

schedule15:04 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:04 - 17 Dhjetor, 2021

Gazetarja, Dasara Karaiskaj ka zbuluar shumë të fshehta rreth karrierës së saj.

E ftuar në “Friend Zone”, ajo foli për emisionin “Vitamin D”, që po drejton në radio, për planet në televizion dhe për komentet e publikut.

Koha do ta tregojë të qendruarit i tërhequr je shumë i pëlqyer, si në rastin e Florit që poston shumë rrallë, por njerëzit e duan.

Çuditirësisht mua më ka ndodhur pak të kem komente negative. Në përgjithësi njerëz e kanë mirë me ata që nuk shtiren. Unë nuk shtirem, nuk për brenda. Nuk duhet t’i imponohesh njerëzve që kanë rrjetet sociale”, tha Dasara.

Më tej, ajo zbuloi ekskluzivisht se në vitin 2022 do të rikthehet në ekran dhe për herë të parë në televizionet shqiptare do të realizojë një emision me histori paranormale.

Do kthehem në ekran vitin tjetër me gjëra shumë të veçantë. Do bëj një program me histori paranormale në shtator të vitit të tjetër. Ishallah nuk ma vjedhin si ide.  Në Shqipëri ka një mungesë informacioni lidhur me këtë. Unë do të bëj gazetari të mirëfilltë”, u shpreh gazetarja.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!