Për herë të parë në Shqipëri, panairi mbarëkombëtar i librit, Shabani: Nxjerrja e shkencës nga heshtja

schedule19:03 - 21 Prill, 2022

schedule 19:03 - 21 Prill, 2022

Studimet shkencore dhe akademikë, janë pak të njohura për publikun e gjerë.

Zhbërja e mendësisë se në hapësirën mbarëkombëtare nuk ka shkencë pas viteve 90 – të është qëllimi i këtij panairi, sipas Sekertari shkencor dhe akademikut Shaban Sinani.

Në këtë panair do të jenë 33 ente botuese dhe do të ketë 50 promovime veprash nga tre akademitë. Sinani veçon veprën e të ndjerë Artan Boriçi i cili është një shkencëtar i kalibrit europian në fushën e fizikës dhe matematikës.

“Janë 33 ente botuese. 50 tituj që do të promovohen gjatë 3 ditëve. Do e fillojmë punën me nja botim të rrallë të të ndjerit Artan Boriçi. Një vëllim me studime në gjuhë të huaj botuar jashtë vendit si edhe një botim me kontribute të tjera të paraqitura në kongrese dhe konferenca ndërkombëtare që besoj është një arritje e niveleve europiane”

Sinani thotë se periodikët e universiteteve shpesh nuk qarkullojnë as në duart e kolegëve, ndaj ky panair do të kthehet në traditë.

“Të prishim ishujt që janë krijua prej mos komunikimit midis enteve botues të librit shkencor. Periodikët e universiteteve nuk qarkullojnë as në duar kolegësh”.

Synimi është që të sinkronizohen  botimet mes 3 akademive. Për 3 ditë nga data 22 deri më 24, panairi do të ketë si kryefjalë botimet shkencore dhe letrare në Akademinë së Shkencave dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!