Për herë të parë në histori, Kina bëhet furnizuesi më i madh i kompanisë “Apple”

schedule11:28 - 3 Qershor, 2021

schedule 11:28 - 3 Qershor, 2021

Kompania “Apple” ka përdorur produkte nga Kina vitin e kaluar, më shumë se nga Tajvani, për herë të parë në historinë e saj.

Kjo pritet t’i shkaktojë vështirësi qeverisë amerikane, për të bindur kompanitë e saj që të bëhen më pak të varura nga rivali i saj kryesor i teknologjisë.

Sipas analizave të “Nikkei Asia”, pavarësisht, luftës tregtare me Kinën të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kompania e teknologjisë “Apple”, gjatë vitit 2020, kishte 51 furnitorë me bazë në Kinë dhe në Hong Kong për produktet e saj teknologjike.

Gjatë vitit 2018, “Apple” kishte 42 furnitorë me bazë në Tajvan, nga të cilët furnizohej kryesisht me gjysmëpërçues, ndërkohë që për vitin 2019 nuk janë bërë të ditura të dhënat në këtë drejtim.

“Apple” është kompania më e madhe e teknologjisë në botë, duke arritur shitjen e më shumë se 300 milionë produkteve të saj, vetëm gjatë vitit 2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!