Për herë të parë në 6 muaj, Papa Françesku takohet me besimtarët ballë për ballë

schedule16:09 - 12 Maj, 2021

schedule 16:09 - 12 Maj, 2021

Papa Françesku i tha një turme besimtarësh që ishin mbledhur sot në Vatikan se ishte i lumtur që po i shihte më në fund ballë për ballë. Kjo ishte dalja e parë e Papës para një audience që prej nëntorit të vitit të shkruar.

Dalja javore e Atit të Shenjtë para publikut ishte pezulluar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia.  Një turmë prej afërsisht 300 besimtarësh të pajisur me maska u paraqitën të mërkurën në oborrin e San Damasos të Vatikanit, shkruan abcnews.al

Atyre iu mat temperatura dhe kaluan nëpër detektorë metali para se të hynin në oborr.

Papa Françesku nuk mbajti maskë.  Ai ndaloi për të biseduar, shtrënguar duart dhe nënshkruar autografe me turmën kur hyri në oborr.

“Nuk është mirë të flasësh në një dhomë të zbrazët, para kamerës”, tha Papa, duke iu referuar muajve kur ai komunikonte me besimtarët përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit.

Vatikani pezulloi për herë të parë dëgjesën papnore me publik në mars të vitit të kaluar për shkak të kufizimeve të Covid-19, duke i rifilluar shkurtimisht përsëri në shtator, përpara se një rritje e rasteve të detyronte një mbyllje tjetër në nëntor. sb/abcnews.al/