Për herë të parë në 10 muaj, Izraeli nuk shënon asnjë vdekje ditore nga Covid

schedule07:45 - 24 Prill, 2021

schedule 07:45 - 24 Prill, 2021

Izraeli nuk ka regjistruar asnjë vdekje ditore nga  Covid-19 për herë të parë në 10 muaj, ndërsa vendi kanecur përpara me vaksinimin e shpejtë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi mbeti i pandryshuar në 6,346 të enjten, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.

Hera e fundit që Izraeli raportoi vdekje zero Covid-19 ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar, pasi masat e bllokimit frenuan një valë të parë të infeksioneve.

Kulmi i pandemisë në Izrael u arrit në janar të këtij viti, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Qeveria izraelite filloi të zbusë kufizimet e bllokimit një muaj më vonë pasi vaksinat kundër Covid-19 u përhapën më gjerësisht.

Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Të enjten, vendi arriti momentin historik prej pesë milion vaksinash Covid-19.

Ministria e shëndetësisë tha se më shumë se 53% e popullsisë së vendit me rreth nëntë milion njerëz kishin marrë dy doza vaksine. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!