Holanda prodhoi më shumë se 50 për qind të energjisë elektrike të saj nga burime të rinovueshme për herë të parë, sipas të dhënave aktuale nga Zyra Hollandeze e Statistikave (CBS).
Sipas raportit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Holanda prodhoi 32.3 miliardë kilovat/orë energji elektrike nga burime të rinovueshme, që përfaqëson 53 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike në atë vend.
Prodhimi i energjisë elektrike nga energjia e erës u rrit me një të tretën në 17.4 miliardë kilovat-orë, kryesisht falë fermave të erës në det të hapur dhe prodhimit të energjisë diellore në 11.7 miliardë kilovat-orë, shtoi raporti.
Në të kundërt, prodhimi i energjisë elektrike nga lëndët djegëse fosile, veçanërisht prodhimi i qymyrit dhe gazit natyror, ka rënë ndjeshëm.
Konsumi i energjisë elektrike në Holandë u rrit në gjysmën e parë të 2024 me pesë për qind në 55.8 miliardë kilovat-orë./abcnews.al