“Për fushata s’ka virus, standard i dyfishtë”, artistët të revoltuar pas tubimeve politike në Kosovë

schedule17:50 - 27 Janar, 2021

schedule 17:50 - 27 Janar, 2021

Fushata zgjedhore në Kosovë ka bërë që partitë politike të “harrojnë” koronavirusin. Tubimet janë mbajtur në vende të ndryshme ku nuk respektohen masat anti-covid dhe rreziku për përhapjen e virusit është shumë i madh.  Kjo situatë nuk është pritur mirë nga artistët, të cilët janë prekur nga pandemia, pasi prej muajsh është ndaluar mbajtja e koncerteve.

Shkëlzen Jetishi, Milot Hasangjekaj i njohur si Bigem, Asim Gashi dhe Milot Llalloshi janë disa prej emrave që kanë reaguar për tubimet e partive. Ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehet me ironi se: “Sigurt nuk janë 30 persona. Për fushata nuk ka virus.”

Ndërkohë Bigem shprehet: “Nuk ka kuptim më as karantina, as izolimi, as tjetërçka që lidhet me masat mbrojtëse kundër pandemisë. Nëse dikush nesër dënohet në rrugë për lëvizje të lirë, ose mosmbajtje të maskave apo mbyllje të bizneseve atëherë ky është standard i dyfishtë dhe nuk duhet toleruar. Nuk duhet ligji nëse nuk vlen njëjtë për të gjithë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!