“Për fat nuk u shëndosha!”, Balotelli rrëfen tmerrin e karantinimit

schedule21:38 - 13 Maj, 2020

schedule 21:38 - 13 Maj, 2020

Mario Balotelli është unik. Edhe deklarata e tij e fundit, ka qenë me të vërtetë e veçantë dhe që mori vëemndje të madhe. Në InstaLIVE, duke biseduar me sulmuesin tjetër italian, Matri, Mario Balotelli rrëfeu periudhën e pandemisë dhe mbylljes në shtëpi, duke thënë: “Nëse me jep topin nuk e di nëse mund ta stopoj!

Kam dy muaj që nuk e prek. Dy javët e fundit po luaja mendsh! Kjo sepse jam vetëm. Time bijë e kam në Napoli, djalin në Zyrih, nëna ime ka një moshë të madhe dhe vëllezërit janë në karantinë me fëmijët e tyre.

Nuk u shëndosha, për fat! Tre ditët e para kam ngrënë karton dhe copëza muri, nuk di të gatuaj! Porosisja jashtë për fat. U stërvita pak jashtë shtëpisë, edhe pse shkela ligjin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!