Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet A. Ç në Memaliaj, i cili akuzohet se kultivuar lëndë narkotike në fshatin Ivzor.
Pas informacioneve të marra, policia është nisur në vendngjarje dhe në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.
Ndërkohë në Gjirokastër janë ndaluar dy persona të cilët lëviznin në kundërshtim me kodin rrugor.
D. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër është arrestuar sepse në aksin rrugor Kakavijë- Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i NSHN”, u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin tip “Infinity” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë M. D., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse në vendin e quajtur “Ura e lumit” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa dhe dokumentacionin përkatës.
Njoftimi i Policisë
Memaliaj
Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit së Policisë Memaliaj, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit të territori, vunë në pranga shtetasin A. Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.
Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
‐———————-
Gjirokastër.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale
“Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, me sepse në aksin rrugor Kakavie- Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i NSHN”, u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin tip “Infinity” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi M. D., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse në vendin e quajtur “Ura e lumit” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa dhe dokumentacionin përkatës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./abcnews.al