Për çfarë ofron siguri doza e tretë e vaksinës? Flet Alimehmeti

schedule09:13 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 09:13 - 14 Dhjetor, 2021

Nga një nëntori në Shqipëri ka filluar të bëhet doza e tretë e vaksinës. Atë kanë të drejtën ta bëjnë të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka thënë se doza e tretë ka efekt për variantin Delta të Covid-19.

Sipas Alimehmetit, të gjithë janë të fokusuar të varianti Omicron, por duhet të kenë parasysh edhe Deltën.

LEXO EDHE: Omicron do të mbizotërojë Shqipërinë në janar? Përgjigjet Alimehmeti

“Ne flasim Omicron, po harrojmë se  90% e rasteve janë Delta. Doza e tretë ne e dimë të sigurtë që ka efekt përsa i përket Deltës. Këtu kemi siguri, këtu i kemi të dhënat.

Vaksina e tretë bëhet për Deltën, kjo është pikë e rëndësishme”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!