Kantautori Flori Mumajesi, ashtu si të gjithë artistët e tjerë, kaloi një vit pa koncerte.
Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, ai shfaqet bashkë me anëtarët e ‘Threedots’, ndërsa thotë se e ka marrë malli të bëhen bashkë pa rregulla.
“Mall te jemi bashke pa rregulla e ti bejme ata qe na duan te festojne. Lutem, shendetshem e mbare…”, shkruan ai.
Kujtojmë që në fund të dhjetorit, Flori solli për publikun baladën prekëse “Dhemb”, e cila u prit shumë mirë si nga publiku ashtu edhe nga personazhet e njohur. l.k/abcnews.al