“Për burrin dhe djalin që më bëjnë zemrën të pompojë”, Meghan Markle boton librin e parë

schedule16:29 - 8 Qershor, 2021

schedule 16:29 - 8 Qershor, 2021

Meghan, Dukesha e Sussex në Britani, ka publikuar sot ​​librin e saj debutues për fëmijë, duke ia kushtuar burrit të saj, Princ Harry dhe djalit të tyre dy-vjeçar Archie.

“The Bench”, i cili shikon marrëdhëniet midis babait dhe djalit përmes syve të një nëne, doli në stendat e librave disa ditë pasi çifti mirëpriti vajzën e tyre Lilibet Diana javën e kaluar.

Më parë, Meghan ka thënë se libri i shkruar filloi si një poezi e ditës së babait që ajo shkroi për Harry menjëherë pasi Archie lindi në 2019.

Në një shënim të shkruar me dorë brenda librit, Meghan dedikoi: “Për burrin dhe djalin që më bëjnë zemrën të pompojë”.

Meghan rrëfen gjithashtu një version audio të librit, i cili përmban ilustrime me bojëra uji nga artisti Christian Robinson.

Kujtojmw qw Harry dhe Meghan lanë detyrat mbretërore vitin e kaluar,duke lënë Britaninë për në Kaliforni, ku tani jetojnë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!