TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon të “këndojë këngën e vjetër” me pretendimin se zgjedhjet e 11 majit ishin një “farsë elektorale” dhe në këto kushte s’do t’i pranojë ato.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Berisha ka zgjedhur të çojë në Parlament emra dhe figura problematike si Gjin Gjoni, Arjan Ndoja dhe të tjerë.
“Një skemë lehtësisht e studiueshme. Berisha po përdor ndryshimin e boshteve të tij. Këtë vit e vendosi pikën e mbështetjes në Durrës dhe ju e patë se çfarë ndodhi, ku u zhvillua operacioni i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër kriminelëve. Ka gatuar një bukë, që mund ta ushqejë në ditët e vështira. Në Parlament po hyjnë figura problematike nga PD”, tha ai.
Sipas tij, Partia Demokratike është një subjekt, i cili ka dalë prej kohësh nga rruga e parimeve dhe nocioneve politike.
PD është një grupim që ka dalë prej boshtit të principeve, prej boshti të parimeve dhe nocioneve politike, PD është parti e incestit. Brenda për brenda tyre ka dashuri, vriten, digjen dhe kanë vjedhur edhe votat e njëri tjetrit”, tha ai.
Me konfigurim elektoral të zgjedhjeve të 11 majit dhe duke parë numrat në Kuvend, Frrok Çupi u shpreh se për Sali Berishën tani nuk ka nevojë më askush.
Por ndryshe nga situata kaotike që mbretëron në PD, agjenda e qeverisë Rama duket krejtësisht e qartë dhe largpamëse.
Analisti Çupi theksoi se qeveria Rama ka arritur, që për herë të parë të kthejë kryeqytetin e Shqipërisë në qendrën e Ballkanit Perëndimor.
“Qendra e Ballkanit nuk është më Beogradi, por për herë të parë është Tirana. Kanë lëvizur boshtet, Edi Rama guxoi me një qartësi proevropianiste. Edi Rama gjeti bashkëpunimin, shtriu dorën dhe tani janë vënë në të njëjtën vijë vlerat euroipianiste të shqiptarëve dhe ato qytetërimit të përparuar evropian”, tha ai/ abcnews.al