Për ata që i përdorin vend e pa vend…Karamuço sqaron se çfarë është karteli dhe organizata terroriste

schedule22:47 - 5 Qershor, 2025

schedule 22:47 - 5 Qershor, 2025

Çështja e karteleve dhe e organizatave kriminale ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje në diskursin publik shqiptar, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit që përfshijnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, eksperti i sigurisë Ervin Karamuço sqaroi dallimet mes koncepteve të “kartelit”, “mafies” dhe organizatave të strukturuara kriminale, duke theksuar boshllëqet në legjislacionin penal shqiptar për sa i përket përcaktimit të këtyre fenomeneve.

Sipas tij, termi “kartel” shpeshherë përdoret në mënyrë të gabuar, si nga politika, ashtu edhe nga media, ndërkohë që në realitet lidhet me një strukturë shumë të sofistikuar kriminale që kontrollon të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës nga prodhimi te shpërndarja. Karamuço thekson nevojën për një qasje më të qartë dhe më të kujdesshme, bazuar në elementë konkretë ligjorë dhe strukturorë, për të mos rënë në kurthin e përdorimit të termave të fortë për qëllime politike apo emocionale.

“Karteli është një organizatë kriminale, ose një grup organizatash kriminale të cilat quhen kartel, sepse vendosin çmimet e tregut. Të vendosësh çmimet do të thotë që ti je kultivues, më pas je edhe shitës, më pas mund të trafikosh transportin deri dhe shpërndarjen. Ndërkohë që ne nuk kemi të parashikuar në legjislacionin tonë penal asnjërën prej tyre, qoftë mafia që na thonë italianët, qoftë kartele që na thonë politikanët tanë, ose ndonjë politikan tjetër i Evropës.

Pra nuk janë në legjislacionin tonë, edhe në disa vende të Amerikës Latine nuk cilësohet si kartel. Kartel ka marrë këtë lloj emërtese vetëm nga ata lloj individësh me precedencë penale, të cilët kanë në dispozicion në kultivimin e tyre e bimëve. Edhe pse në operacionin “Ura” u përmend nga autoritet italiane, si mafia, ato janë në masa grup i strukturuar, pra një shkallë më poshtë. Pra ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të përcaktojmë saktë, përmes këtyre elementëve dhe përmes këtyre strukturave që kanë këto organizata. Lideri i opozitës flet politikisht.

Organizata terroriste është njehsuar me kartelet sipas Trump. Organizatë terroriste është ajo që jo vetëm merret me tregtinë e paligjshme të drogës, por cenon struktura qeveritare për të arritur qëllimin për të stabilizuar një rend juridik shoqëror për të krijuar panik në popullsi dhe për të krijuar akte të rënda sabotazhi”, tha Karamuço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!