Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Anglisë, e fituar nga miqtë me rezultatin 0-2.
Rama u shpreh se për 70 minuta, kuqezinjtë ishin të barabartë me një superfuqi si Anglia.
Më tej, Rama shtoi se tani duhet menduar për fazën play off.
“Faleminderit. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.
Tani pllei ofi. Forca Shqipëri”, shkruan Rama./abcnews.al

