Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për 15 ditë, 15 vite/ “21 Janari, Berisha më afër qelisë”, Mahmutaj: Është rikuperuar serveri i Kryeministrisë

schedule23:38 - 6 Janar, 2026

schedule 23:38 - 6 Janar, 2026

Vetëm 15 ditë para përvjetorit të tragjedisë së “21 Janarit”, gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur gjatë protestës, ka rikthyer në vëmendje ngjarjen duke kërkuar rihapjen e hetimeve. I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj deklaroi se përgjegjësia kryesore për dhunën i takon ish-kryeministrit Sali Berisha, duke pretenduar se gardistët hapën zjarr drejt protestuesve në momentet e fundit të protestës.

Ai theksoi se 4 persona humbën jetën dhe 137 të tjerë u plagosën, ndërsa shtoi se ekzistojnë prova të reja, përfshirë pamje filmike, përgjime dhe të dhëna të rikuperuara nga serverët e Kryeministrisë, të cilat sipas tij janë verifikuar edhe nga partnerët amerikanë të drejtësisë. Mahmutaj nënvizoi se familjarët e viktimave dhe të plagosurit kërkojnë vetëm drejtësi për ngjarjen e 21 Janarit.

“Gjithë strumbullari I kësaj proteste është Sali Berisha, ai që gjithmonë ka qëlluar pas shpine, kur protesta po mbaronte. Filluan që të qëllonin të gjithë gardistët. Unë kam identifikuar edhe dy persona që qëlluan drejt protestuesve. Unë dua vetëm drejtësi për këtë ngjarje. Katër familjarë nuk filluan që të ktheheshin në familjet e tyre. 137 persona të plagosur, të gjithë këta kërkojnë drejtësi dhe vetëm drejtësi.



Do mjaftonin vetëm pamjet bruto të televizioneve kombëtare që kjo çështje të rihapej dhe të zbardhej. Megjithëse kjo çështje është e zbardhur dhe të vendoset gishti mbi autorin, që është vetëm një dhe e përsëris që është Sali Berisha. Provat e reja, nuk po merrem me serverin dhe rikuperimin e serverit të kryeministrisë. Është rikuperuar në pjesën e tij më të madhe dhe provat janë gjetur. Është zbardhur nga partnerët amerikanë të drejtësisë. Nga server kanë dalë përgjimet e brendshme. Berishën tani po e shikojmë gjithnjë edhe më të trembur, e ndjen që është më afër qelisë. Të mos themi që kemi prova shumë të rëndësishme që janë pamjet filmike”, tha Mahmutaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!